디도서 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 디도서 (Titus) · 16절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë, | Paul, a servant of God, and an apostle of Jesus Christ, according to the faith of God’s elect, and the acknowledging of the truth which is after godliness; |
| 2 | në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave, | In hope of eternal life, which God, that cannot lie, promised before the world began; |
| 3 | dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m'u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, | But hath in due times manifested his word through preaching, which is committed unto me according to the commandment of God our Saviour; |
| 4 | Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë. | To Titus, mine own son after the common faith: Grace, mercy, and peace, from God the Father and the Lord Jesus Christ our Saviour. |
| 5 | Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t'u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita; | For this cause left I thee in Crete, that thou shouldest set in order the things that are wanting, and ordain elders in every city, as I had appointed thee: |
| 6 | secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe për pandëgjesë. | If any be blameless, the husband of one wife, having faithful children not accused of riot or unruly. |
| 7 | Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm, | For a bishop must be blameless, as the steward of God; not selfwilled, not soon angry, not given to wine, no striker, not given to filthy lucre; |
| 8 | por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur, | But a lover of hospitality, a lover of good men, sober, just, holy, temperate; |
| 9 | që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjëndje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë. | Holding fast the faithful word as he hath been taught, that he may be able by sound doctrine both to exhort and to convince the gainsayers. |
| 10 | Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja; | For there are many unruly and vain talkers and deceivers, specially they of the circumcision: |
| 11 | këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s'duhet, për fitim të ndyrë. | Whose mouths must be stopped, who subvert whole houses, teaching things which they ought not, for filthy lucre’s sake. |
| 12 | Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!" | One of themselves, even a prophet of their own, said, The Cretians are alway liars, evil beasts, slow bellies. |
| 13 | Kjo dëshmi është e vërtetë; prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim, | This witness is true. Wherefore rebuke them sharply, that they may be sound in the faith; |
| 14 | pa u vënë vesh përrallave të Judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që largohen nga e vërteta. | Not giving heed to Jewish fables, and commandments of men, that turn from the truth. |
| 15 | Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura. | Unto the pure all things are pure: but unto them that are defiled and unbelieving is nothing pure; but even their mind and conscience is defiled. |
| 16 | Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë. | They profess that they know God; but in works they deny him, being abominable, and disobedient, and unto every good work reprobate. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL