골로새서 4장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 골로새서 (Colossians) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt. | Masters, give unto your servants that which is just and equal; knowing that ye also have a Master in heaven. |
| 2 | Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim. | Continue in prayer, and watch in the same with thanksgiving; |
| 3 | Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, | Withal praying also for us, that God would open unto us a door of utterance, to speak the mystery of Christ, for which I am also in bonds: |
| 4 | në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet. | That I may make it manifest, as I ought to speak. |
| 5 | Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. | Walk in wisdom toward them that are without, redeeming the time. |
| 6 | Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit. | Let your speech be alway with grace, seasoned with salt, that ye may know how ye ought to answer every man. |
| 7 | Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua; | All my state shall Tychicus declare unto you, who is a beloved brother, and a faithful minister and fellowservant in the Lord: |
| 8 | unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja, | Whom I have sent unto you for the same purpose, that he might know your estate, and comfort your hearts; |
| 9 | bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme. | With Onesimus, a faithful and beloved brother, who is one of you. They shall make known unto you all things which are done here. |
| 10 | Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni), | Aristarchus my fellowprisoner saluteth you, and Marcus, sister’s son to Barnabas, (touching whom ye received commandments: if he come unto you, receive him;) |
| 11 | dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim. | And Jesus, which is called Justus, who are of the circumcision. These only are my fellowworkers unto the kingdom of God, which have been a comfort unto me. |
| 12 | Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë. | Epaphras, who is one of you, a servant of Christ, saluteth you, always labouring fervently for you in prayers, that ye may stand perfect and complete in all the will of God. |
| 13 | Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis. | For I bear him record, that he hath a great zeal for you, and them that are in Laodicea, and them in Hierapolis. |
| 14 | I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin. | Luke, the beloved physician, and Demas, greet you. |
| 15 | U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij. | Salute the brethren which are in Laodicea, and Nymphas, and the church which is in his house. |
| 16 | Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices. | And when this epistle is read among you, cause that it be read also in the church of the Laodiceans; and that ye likewise read the epistle from Laodicea. |
| 17 | Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''. | And say to Archippus, Take heed to the ministry which thou hast received in the Lord, that thou fulfil it. |
| 18 | Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen. | The salutation by the hand of me Paul. Remember my bonds. Grace be with you. Amen. Written from Rome to the Colossians by Tychicus and Onesimus. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL