골로새서 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 골로새서 (Colossians) · 25절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. | If ye then be risen with Christ, seek those things which are above, where Christ sitteth on the right hand of God. |
| 2 | Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë, | Set your affection on things above, not on things on the earth. |
| 3 | sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë. | For ye are dead, and your life is hid with Christ in God. |
| 4 | Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të. | When Christ, who is our life, shall appear, then shall ye also appear with him in glory. |
| 5 | Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari; | Mortify therefore your members which are upon the earth; fornication, uncleanness, inordinate affection, evil concupiscence, and covetousness, which is idolatry: |
| 6 | për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes, | For which things’ sake the wrath of God cometh on the children of disobedience: |
| 7 | midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to. | In the which ye also walked some time, when ye lived in them. |
| 8 | Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj. | But now ye also put off all these; anger, wrath, malice, blasphemy, filthy communication out of your mouth. |
| 9 | Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij, | Lie not one to another, seeing that ye have put off the old man with his deeds; |
| 10 | edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi. | And have put on the new man, which is renewed in knowledge after the image of him that created him: |
| 11 | Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë. | Where there is neither Greek nor Jew, circumcision nor uncircumcision, Barbarian, Scythian, bond nor free: but Christ is all, and in all. |
| 12 | Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin, | Put on therefore, as the elect of God, holy and beloved, bowels of mercies, kindness, humbleness of mind, meekness, longsuffering; |
| 13 | duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. | Forbearing one another, and forgiving one another, if any man have a quarrel against any: even as Christ forgave you, so also do ye. |
| 14 | Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë. | And above all these things put on charity, which is the bond of perfectness. |
| 15 | Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! | And let the peace of God rule in your hearts, to the which also ye are called in one body; and be ye thankful. |
| 16 | Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja! | Let the word of Christ dwell in you richly in all wisdom; teaching and admonishing one another in psalms and hymns and spiritual songs, singing with grace in your hearts to the Lord. |
| 17 | Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij. | And whatsoever ye do in word or deed, do all in the name of the Lord Jesus, giving thanks to God and the Father by him. |
| 18 | Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. | Wives, submit yourselves unto your own husbands, as it is fit in the Lord. |
| 19 | Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre. | Husbands, love your wives, and be not bitter against them. |
| 20 | Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin. | Children, obey your parents in all things: for this is well pleasing unto the Lord. |
| 21 | Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra. | Fathers, provoke not your children to anger, lest they be discouraged. |
| 22 | Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë. | Servants, obey in all things your masters according to the flesh; not with eyeservice, as menpleasers; but in singleness of heart, fearing God: |
| 23 | Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit, | And whatsoever ye do, do it heartily, as to the Lord, and not unto men; |
| 24 | duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit. | Knowing that of the Lord ye shall receive the reward of the inheritance: for ye serve the Lord Christ. |
| 25 | Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë. | But he that doeth wrong shall receive for the wrong which he hath done: and there is no respect of persons. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL