고린도전서 16장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 고린도전서 (1 Corinthians) · 24절
- 1 Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
- 2 Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.
- 3 Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.
- 4 Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.
- 5 Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
- 6 Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
- 7 Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.
- 8 Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
- 9 sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
- 10 Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
- 11 Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
- 12 Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
- 13 Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
- 14 Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!
- 15 Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
- 16 ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
- 17 Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
- 18 sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.
- 19 Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
- 20 Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
- 21 Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.
- 22 Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.
- 23 Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.
- 24 Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗