고린도전서 13장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 고린도전서 (1 Corinthians) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. | Though I speak with the tongues of men and of angels, and have not charity, I am become as sounding brass, or a tinkling cymbal. |
| 2 | Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. | And though I have the gift of prophecy, and understand all mysteries, and all knowledge; and though I have all faith, so that I could remove mountains, and have not charity, I am nothing. |
| 3 | Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! | And though I bestow all my goods to feed the poor, and though I give my body to be burned, and have not charity, it profiteth me nothing. |
| 4 | Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, | Charity suffereth long, and is kind; charity envieth not; charity vaunteth not itself, is not puffed up, |
| 5 | nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; | Doth not behave itself unseemly, seeketh not her own, is not easily provoked, thinketh no evil; |
| 6 | nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, | Rejoiceth not in iniquity, but rejoiceth in the truth; |
| 7 | i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. | Beareth all things, believeth all things, hopeth all things, endureth all things. |
| 8 | Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet, | Charity never faileth: but whether there be prophecies, they shall fail; whether there be tongues, they shall cease; whether there be knowledge, it shall vanish away. |
| 9 | sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht. | For we know in part, and we prophesy in part. |
| 10 | Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. | But when that which is perfect is come, then that which is in part shall be done away. |
| 11 | Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore. | When I was a child, I spake as a child, I understood as a child, I thought as a child: but when I became a man, I put away childish things. |
| 12 | Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. | For now we see through a glass, darkly; but then face to face: now I know in part; but then shall I know even as also I am known. |
| 13 | Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria. | And now abideth faith, hope, charity, these three; but the greatest of these is charity. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL