고린도전서 12장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 고린도전서 (1 Corinthians) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur. | Now concerning spiritual gifts, brethren, I would not have you ignorant. |
| 2 | Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit. | Ye know that ye were Gentiles, carried away unto these dumb idols, even as ye were led. |
| 3 | Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë. | Wherefore I give you to understand, that no man speaking by the Spirit of God calleth Jesus accursed: and that no man can say that Jesus is the Lord, but by the Holy Ghost. |
| 4 | Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. | Now there are diversities of gifts, but the same Spirit. |
| 5 | Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot. | And there are differences of administrations, but the same Lord. |
| 6 | Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë. | And there are diversities of operations, but it is the same God which worketh all in all. |
| 7 | Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. | But the manifestation of the Spirit is given to every man to profit withal. |
| 8 | Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie; | For to one is given by the Spirit the word of wisdom; to another the word of knowledge by the same Spirit; |
| 9 | një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat; | To another faith by the same Spirit; to another the gifts of healing by the same Spirit; |
| 10 | një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve. | To another the working of miracles; to another prophecy; to another discerning of spirits; to another divers kinds of tongues; to another the interpretation of tongues: |
| 11 | Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë. | But all these worketh that one and the selfsame Spirit, dividing to every man severally as he will. |
| 12 | Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti. | For as the body is one, and hath many members, and all the members of that one body, being many, are one body: so also is Christ. |
| 13 | Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë. | For by one Spirit are we all baptized into one body, whether we be Jews or Gentiles, whether we be bond or free; and have been all made to drink into one Spirit. |
| 14 | Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë. | For the body is not one member, but many. |
| 15 | Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit? | If the foot shall say, Because I am not the hand, I am not of the body; is it therefore not of the body? |
| 16 | Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit? | And if the ear shall say, Because I am not the eye, I am not of the body; is it therefore not of the body? |
| 17 | Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit? | If the whole body were an eye, where were the hearing? If the whole were hearing, where were the smelling? |
| 18 | Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur. | But now hath God set the members every one of them in the body, as it hath pleased him. |
| 19 | Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi? | And if they were all one member, where were the body? |
| 20 | Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm. | But now are they many members, yet but one body. |
| 21 | Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''. | And the eye cannot say unto the hand, I have no need of thee: nor again the head to the feet, I have no need of you. |
| 22 | Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat; | Nay, much more those members of the body, which seem to be more feeble, are necessary: |
| 23 | dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë. | And those members of the body, which we think to be less honourable, upon these we bestow more abundant honour; and our uncomely parts have more abundant comeliness. |
| 24 | Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut, | For our comely parts have no need: but God hath tempered the body together, having given more abundant honour to that part which lacked: |
| 25 | që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën. | That there should be no schism in the body; but that the members should have the same care one for another. |
| 26 | Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të. | And whether one member suffer, all the members suffer with it; or one member be honoured, all the members rejoice with it. |
| 27 | Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç. | Now ye are the body of Christ, and members in particular. |
| 28 | Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve. | And God hath set some in the church, first apostles, secondarily prophets, thirdly teachers, after that miracles, then gifts of healings, helps, governments, diversities of tongues. |
| 29 | A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues? | Are all apostles? are all prophets? are all teachers? are all workers of miracles? |
| 30 | A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë? | Have all the gifts of healing? do all speak with tongues? do all interpret? |
| 31 | Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë. | But covet earnestly the best gifts: and yet shew I unto you a more excellent way. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL