갈라디아서 6장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 갈라디아서 (Galatians) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti. | Brethren, if a man be overtaken in a fault, ye which are spiritual, restore such an one in the spirit of meekness; considering thyself, lest thou also be tempted. |
| 2 | Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. | Bear ye one another’s burdens, and so fulfil the law of Christ. |
| 3 | Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. | For if a man think himself to be something, when he is nothing, he deceiveth himself. |
| 4 | Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin. | But let every man prove his own work, and then shall he have rejoicing in himself alone, and not in another. |
| 5 | Sepse secili do të mbajë barrën e vet. | For every man shall bear his own burden. |
| 6 | Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson. | Let him that is taught in the word communicate unto him that teacheth in all good things. |
| 7 | Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. | Be not deceived; God is not mocked: for whatsoever a man soweth, that shall he also reap. |
| 8 | Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. | For he that soweth to his flesh shall of the flesh reap corruption; but he that soweth to the Spirit shall of the Spirit reap life everlasting. |
| 9 | Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet. | And let us not be weary in well doing: for in due season we shall reap, if we faint not. |
| 10 | Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit. | As we have therefore opportunity, let us do good unto all men, especially unto them who are of the household of faith. |
| 11 | Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time! | Ye see how large a letter I have written unto you with mine own hand. |
| 12 | Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit. | As many as desire to make a fair shew in the flesh, they constrain you to be circumcised; only lest they should suffer persecution for the cross of Christ. |
| 13 | Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj. | For neither they themselves who are circumcised keep the law; but desire to have you circumcised, that they may glory in your flesh. |
| 14 | Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota. | But God forbid that I should glory, save in the cross of our Lord Jesus Christ, by whom the world is crucified unto me, and I unto the world. |
| 15 | Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re. | For in Christ Jesus neither circumcision availeth any thing, nor uncircumcision, but a new creature. |
| 16 | Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë. | And as many as walk according to this rule, peace be on them, and mercy, and upon the Israel of God. |
| 17 | Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus. | From henceforth let no man trouble me: for I bear in my body the marks of the Lord Jesus. |
| 18 | Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen. | Brethren, the grace of our Lord Jesus Christ be with your spirit. Amen. Unto the Galatians written from Rome. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL