갈라디아서 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 갈라디아서 (Galatians) · 26절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë. | Stand fast therefore in the liberty wherewith Christ hath made us free, and be not entangled again with the yoke of bondage. |
| 2 | Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak. | Behold, I Paul say unto you, that if ye be circumcised, Christ shall profit you nothing. |
| 3 | Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin. | For I testify again to every man that is circumcised, that he is a debtor to do the whole law. |
| 4 | Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri. | Christ is become of no effect unto you, whosoever of you are justified by the law; ye are fallen from grace. |
| 5 | Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë, | For we through the Spirit wait for the hope of righteousness by faith. |
| 6 | sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie. | For in Jesus Christ neither circumcision availeth any thing, nor uncircumcision; but faith which worketh by love. |
| 7 | Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës? | Ye did run well; who did hinder you that ye should not obey the truth? |
| 8 | Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret. | This persuasion cometh not of him that calleth you. |
| 9 | Pak maja e bën të vijë gjithë brumin. | A little leaven leaveneth the whole lump. |
| 10 | Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin. | I have confidence in you through the Lord, that ye will be none otherwise minded: but he that troubleth you shall bear his judgment, whosoever he be. |
| 11 | Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë. | And I, brethren, if I yet preach circumcision, why do I yet suffer persecution? then is the offence of the cross ceased. |
| 12 | Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë! | I would they were even cut off which trouble you. |
| 13 | Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit. | For, brethren, ye have been called unto liberty; only use not liberty for an occasion to the flesh, but by love serve one another. |
| 14 | Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''. | For all the law is fulfilled in one word, even in this; Thou shalt love thy neighbour as thyself. |
| 15 | Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri. | But if ye bite and devour one another, take heed that ye be not consumed one of another. |
| 16 | Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit, | This I say then, Walk in the Spirit, and ye shall not fulfil the lust of the flesh. |
| 17 | sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi. | For the flesh lusteth against the Spirit, and the Spirit against the flesh: and these are contrary the one to the other: so that ye cannot do the things that ye would. |
| 18 | Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj. | But if ye be led of the Spirit, ye are not under the law. |
| 19 | Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, | Now the works of the flesh are manifest, which are these; Adultery, fornication, uncleanness, lasciviousness, |
| 20 | idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, | Idolatry, witchcraft, hatred, variance, emulations, wrath, strife, seditions, heresies, |
| 21 | smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. | Envyings, murders, drunkenness, revellings, and such like: of the which I tell you before, as I have also told you in time past, that they which do such things shall not inherit the kingdom of God. |
| 22 | Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. | But the fruit of the Spirit is love, joy, peace, longsuffering, gentleness, goodness, faith, |
| 23 | Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. | Meekness, temperance: against such there is no law. |
| 24 | Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij. | And they that are Christ’s have crucified the flesh with the affections and lusts. |
| 25 | Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim. | If we live in the Spirit, let us also walk in the Spirit. |
| 26 | Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin. | Let us not be desirous of vain glory, provoking one another, envying one another. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL