히브리서 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 히브리서 (Hebrews) · 14절
- 1 Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;
- 2 kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,
- 3 dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.
- 4 Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.
- 5 Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'',
- 6 dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.
- 7 I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.
- 8 Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,
- 9 dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,
- 10 duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut,
- 11 për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t'u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.
- 12 Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t'ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.
- 13 Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;
- 14 kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗