호세아 8장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 호세아 (Hosea) · 14절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim. | Set the trumpet to thy mouth. He shall come as an eagle against the house of the Lord, because they have transgressed my covenant, and trespassed against my law. |
| 2 | Izraeli do të më bërtasë: "O Perëndia im, ne të njohim!". | Israel shall cry unto me, My God, we know thee. |
| 3 | Izraeli ka hedhur poshtë të mirën, armiku do ta ndjekë. | Israel hath cast off the thing that is good: the enemy shall pursue him. |
| 4 | Kanë bërë mbretër disa, por jo sipas dëshirës sime; kanë caktuar krerë, por pa dijeninë time; me argjendin e tyre dhe me arin e tyre kanë bërë idhuj, me qëllim që të shkatërrohen. | They have set up kings, but not by me: they have made princes, and I knew it not: of their silver and their gold have they made them idols, that they may be cut off. |
| 5 | Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti? | Thy calf, O Samaria, hath cast thee off; mine anger is kindled against them: how long will it be ere they attain to innocency? |
| 6 | Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë. | For from Israel was it also: the workman made it; therefore it is not God: but the calf of Samaria shall be broken in pieces. |
| 7 | Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë. Kërcelli i grurit nuk do të bëjë kalli dhe nuk do të prodhojë grurë; edhe në se do të prodhojë, do ta hanë të huajt. | For they have sown the wind, and they shall reap the whirlwind: it hath no stalk: the bud shall yield no meal: if so be it yield, the strangers shall swallow it up. |
| 8 | Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar. | Israel is swallowed up: now shall they be among the Gentiles as a vessel wherein is no pleasure. |
| 9 | Sepse janë ngjitur në Asiri, si një gomar i egër që jeton i vetmuar. Efraimi gjeti dashnorë me anë dhuratash. | For they are gone up to Assyria, a wild ass alone by himself: Ephraim hath hired lovers. |
| 10 | Megjithëse ka gjetur dashnorë midis kombeve, tani unë do t'i mbledh dhe do të fillojnë të pakësohen nën barrën e mbretit të princave. | Yea, though they have hired among the nations, now will I gather them, and they shall sorrow a little for the burden of the king of princes. |
| 11 | Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati. | Because Ephraim hath made many altars to sin, altars shall be unto him to sin. |
| 12 | Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme. | I have written to him the great things of my law, but they were counted as a strange thing. |
| 13 | Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt. | They sacrifice flesh for the sacrifices of mine offerings, and eat it; but the Lord accepteth them not; now will he remember their iniquity, and visit their sins: they shall return to Egypt. |
| 14 | Izraeli ka harruar atë që e ka bërë dhe ka ndërtuar pallate; Juda ka shumuar qytetet e fortifikuara; por unë do të dërgoj zjarrin mbi qytetet e tij, i cili do t'i gllabërojë kështjellat e tij". | For Israel hath forgotten his Maker, and buildeth temples; and Judah hath multiplied fenced cities: but I will send a fire upon his cities, and it shall devour the palaces thereof. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL