전도서 7장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 전도서 (Ecclesiastes) · 29절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes. | A good name is better than precious ointment; and the day of death than the day of one’s birth. |
| 2 | Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend. | It is better to go to the house of mourning, than to go to the house of feasting: for that is the end of all men; and the living will lay it to his heart. |
| 3 | Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë. | Sorrow is better than laughter: for by the sadness of the countenance the heart is made better. |
| 4 | Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar. | The heart of the wise is in the house of mourning; but the heart of fools is in the house of mirth. |
| 5 | Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve, | It is better to hear the rebuke of the wise, than for a man to hear the song of fools. |
| 6 | sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi. | For as the crackling of thorns under a pot, so is the laughter of the fool: this also is vanity. |
| 7 | Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen. | Surely oppression maketh a wise man mad; and a gift destroyeth the heart. |
| 8 | Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar. | Better is the end of a thing than the beginning thereof: and the patient in spirit is better than the proud in spirit. |
| 9 | Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve. | Be not hasty in thy spirit to be angry: for anger resteth in the bosom of fools. |
| 10 | Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë. | Say not thou, What is the cause that the former days were better than these? for thou dost not enquire wisely concerning this. |
| 11 | Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin. | Wisdom is good with an inheritance: and by it there is profit to them that see the sun. |
| 12 | Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë. | For wisdom is a defence, and money is a defence: but the excellency of knowledge is, that wisdom giveth life to them that have it. |
| 13 | Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër? | Consider the work of God: for who can make that straight, which he hath made crooked? |
| 14 | Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij. | In the day of prosperity be joyful, but in the day of adversity consider: God also hath set the one over against the other, to the end that man should find nothing after him. |
| 15 | Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij. | All things have I seen in the days of my vanity: there is a just man that perisheth in his righteousness, and there is a wicked man that prolongeth his life in his wickedness. |
| 16 | Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh? | Be not righteous over much; neither make thyself over wise: why shouldest thou destroy thyself? |
| 17 | Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate? | Be not over much wicked, neither be thou foolish: why shouldest thou die before thy time? |
| 18 | Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t'u shmanget tërë këtyre gjërave. | It is good that thou shouldest take hold of this; yea, also from this withdraw not thine hand: for he that feareth God shall come forth of them all. |
| 19 | Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet. | Wisdom strengtheneth the wise more than ten mighty men which are in the city. |
| 20 | Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë. | For there is not a just man upon earth, that doeth good, and sinneth not. |
| 21 | Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt, | Also take no heed unto all words that are spoken; lest thou hear thy servant curse thee: |
| 22 | sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët. | For oftentimes also thine own heart knoweth that thou thyself likewise hast cursed others. |
| 23 | Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë. | All this have I proved by wisdom: I said, I will be wise; but it was far from me. |
| 24 | Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë? | That which is far off, and exceeding deep, who can find it out? |
| 25 | Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë; | I applied mine heart to know, and to search, and to seek out wisdom, and the reason of things, and to know the wickedness of folly, even of foolishness and madness: |
| 26 | dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo. | And I find more bitter than death the woman, whose heart is snares and nets, and her hands as bands: whoso pleaseth God shall escape from her; but the sinner shall be taken by her. |
| 27 | Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre. | Behold, this have I found, saith the preacher, counting one by one, to find out the account: |
| 28 | Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta. | Which yet my soul seeketh, but I find not: one man among a thousand have I found; but a woman among all those have I not found. |
| 29 | Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete. | Lo, this only have I found, that God hath made man upright; but they have sought out many inventions. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL