로그인

전도서 10장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 전도서 (Ecclesiastes) · 20절

  1. 1 Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.
  2. 2 Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.
  3. 3 Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.
  4. 4 Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;
  5. 5 Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;
  6. 6 marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.
  7. 7 Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.
  8. 8 Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.
  9. 9 Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.
  10. 10 Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t'ia dalë gjithnjë mbarë.
  11. 11 Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.
  12. 12 Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.
  13. 13 Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.
  14. 14 Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?
  15. 15 Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.
  16. 16 Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!
  17. 17 Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t'u dehur!
  18. 18 Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.
  19. 19 Një banket shtrohet për t'u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.
  20. 20 Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗