잠언 23장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 35절
- 1 Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
- 2 dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
- 3 Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
- 4 Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
- 5 A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
- 6 Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
- 7 sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
- 8 Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
- 9 Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
- 10 Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
- 11 sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
- 12 Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
- 13 Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
- 14 do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
- 15 Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
- 16 zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
- 17 Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
- 18 sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
- 19 Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
- 20 Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
- 21 sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
- 22 Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
- 23 Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
- 24 Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin.
- 25 Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.
- 26 Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
- 27 Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
- 28 Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.
- 29 Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
- 30 Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
- 31 Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
- 32 Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
- 33 Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
- 34 Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
- 35 Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗