잠언 21장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai. | The king’s heart is in the hand of the Lord, as the rivers of water: he turneth it whithersoever he will. |
| 2 | Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat. | Every way of a man is right in his own eyes: but the Lord pondereth the hearts. |
| 3 | Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi. | To do justice and judgment is more acceptable to the Lord than sacrifice. |
| 4 | Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat. | An high look, and a proud heart, and the plowing of the wicked, is sin. |
| 5 | Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri. | The thoughts of the diligent tend only to plenteousness; but of every one that is hasty only to want. |
| 6 | Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen. | The getting of treasures by a lying tongue is a vanity tossed to and fro of them that seek death. |
| 7 | Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë. | The robbery of the wicked shall destroy them; because they refuse to do judgment. |
| 8 | Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht. | The way of man is froward and strange: but as for the pure, his work is right. |
| 9 | Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece. | It is better to dwell in a corner of the housetop, than with a brawling woman in a wide house. |
| 10 | Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij. | The soul of the wicked desireth evil: his neighbour findeth no favour in his eyes. |
| 11 | Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije. | When the scorner is punished, the simple is made wise: and when the wise is instructed, he receiveth knowledge. |
| 12 | I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij. | The righteous man wisely considereth the house of the wicked: but God overthroweth the wicked for their wickedness. |
| 13 | Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje. | Whoso stoppeth his ears at the cry of the poor, he also shall cry himself, but shall not be heard. |
| 14 | Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë. | A gift in secret pacifieth anger: and a reward in the bosom strong wrath. |
| 15 | Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi. | It is joy to the just to do judgment: but destruction shall be to the workers of iniquity. |
| 16 | Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve. | The man that wandereth out of the way of understanding shall remain in the congregation of the dead. |
| 17 | Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet. | He that loveth pleasure shall be a poor man: he that loveth wine and oil shall not be rich. |
| 18 | I pabesi do t'i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë. | The wicked shall be a ransom for the righteous, and the transgressor for the upright. |
| 19 | Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese. | It is better to dwell in the wilderness, than with a contentious and an angry woman. |
| 20 | Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla. | There is treasure to be desired and oil in the dwelling of the wise; but a foolish man spendeth it up. |
| 21 | Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë. | He that followeth after righteousness and mercy findeth life, righteousness, and honour. |
| 22 | I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim. | A wise man scaleth the city of the mighty, and casteth down the strength of the confidence thereof. |
| 23 | Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë. | Whoso keepeth his mouth and his tongue keepeth his soul from troubles. |
| 24 | Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar. | Proud and haughty scorner is his name, who dealeth in proud wrath. |
| 25 | Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë. | The desire of the slothful killeth him; for his hands refuse to labour. |
| 26 | Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë. | He coveteth greedily all the day long: but the righteous giveth and spareth not. |
| 27 | Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq. | The sacrifice of the wicked is abomination: how much more, when he bringeth it with a wicked mind? |
| 28 | Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë. | A false witness shall perish: but the man that heareth speaketh constantly. |
| 29 | I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij. | A wicked man hardeneth his face: but as for the upright, he directeth his way. |
| 30 | Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit. | There is no wisdom nor understanding nor counsel against the Lord. |
| 31 | Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit. | The horse is prepared against the day of battle: but safety is of the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL