잠언 11장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen. | A false balance is abomination to the Lord: but a just weight is his delight. |
| 2 | Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë. | When pride cometh, then cometh shame: but with the lowly is wisdom. |
| 3 | Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta. | The integrity of the upright shall guide them: but the perverseness of transgressors shall destroy them. |
| 4 | Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja. | Riches profit not in the day of wrath: but righteousness delivereth from death. |
| 5 | Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij. | The righteousness of the perfect shall direct his way: but the wicked shall fall by his own wickedness. |
| 6 | Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre. | The righteousness of the upright shall deliver them: but transgressors shall be taken in their own naughtiness. |
| 7 | Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet. | When a wicked man dieth, his expectation shall perish: and the hope of unjust men perisheth. |
| 8 | I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin. | The righteous is delivered out of trouble, and the wicked cometh in his stead. |
| 9 | Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre. | An hypocrite with his mouth destroyeth his neighbour: but through knowledge shall the just be delivered. |
| 10 | Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi. | When it goeth well with the righteous, the city rejoiceth: and when the wicked perish, there is shouting. |
| 11 | Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim. | By the blessing of the upright the city is exalted: but it is overthrown by the mouth of the wicked. |
| 12 | Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht. | He that is void of wisdom despiseth his neighbour: but a man of understanding holdeth his peace. |
| 13 | Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato. | A talebearer revealeth secrets: but he that is of a faithful spirit concealeth the matter. |
| 14 | Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve. | Where no counsel is, the people fall: but in the multitude of counsellors there is safety. |
| 15 | Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt. | He that is surety for a stranger shall smart for it: and he that hateth suretiship is sure. |
| 16 | Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri. | A gracious woman retaineth honour: and strong men retain riches. |
| 17 | Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij. | The merciful man doeth good to his own soul: but he that is cruel troubleth his own flesh. |
| 18 | I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt. | The wicked worketh a deceitful work: but to him that soweth righteousness shall be a sure reward. |
| 19 | Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen. | As righteousness tendeth to life: so he that pursueth evil pursueth it to his own death. |
| 20 | Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai. | They that are of a froward heart are abomination to the Lord: but such as are upright in their way are his delight. |
| 21 | Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë. | Though hand join in hand, the wicked shall not be unpunished: but the seed of the righteous shall be delivered. |
| 22 | Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend. | As a jewel of gold in a swine’s snout, so is a fair woman which is without discretion. |
| 23 | Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi. | The desire of the righteous is only good: but the expectation of the wicked is wrath. |
| 24 | Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër. | There is that scattereth, and yet increaseth; and there is that withholdeth more than is meet, but it tendeth to poverty. |
| 25 | Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu. | The liberal soul shall be made fat: and he that watereth shall be watered also himself. |
| 26 | Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet. | He that withholdeth corn, the people shall curse him: but blessing shall be upon the head of him that selleth it. |
| 27 | Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të. | He that diligently seeketh good procureth favour: but he that seeketh mischief, it shall come unto him. |
| 28 | Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe. | He that trusteth in his riches shall fall: but the righteous shall flourish as a branch. |
| 29 | Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra. | He that troubleth his own house shall inherit the wind: and the fool shall be servant to the wise of heart. |
| 30 | Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë. | The fruit of the righteous is a tree of life; and he that winneth souls is wise. |
| 31 | Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari! | Behold, the righteous shall be recompensed in the earth: much more the wicked and the sinner. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL