로그인

잠언 10장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 32절

  1. 1 Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.
  2. 2 Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.
  3. 3 Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.
  4. 4 Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.
  5. 5 Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.
  6. 6 Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.
  7. 7 Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.
  8. 8 Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.
  9. 9 Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar.
  10. 10 Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.
  11. 11 Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.
  12. 12 Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.
  13. 13 Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.
  14. 14 Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.
  15. 15 Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.
  16. 16 Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.
  17. 17 Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.
  18. 18 Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.
  19. 19 Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.
  20. 20 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.
  21. 21 Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.
  22. 22 Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.
  23. 23 Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.
  24. 24 Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.
  25. 25 Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.
  26. 26 Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.
  27. 27 Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.
  28. 28 Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.
  29. 29 Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.
  30. 30 I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.
  31. 31 Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.
  32. 32 Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗