욥기 8장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절
- 1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
- 2 "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?
- 3 A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?
- 4 Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.
- 5 Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
- 6 në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
- 7 Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,
- 8 e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;
- 9 ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.
- 10 A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?
- 11 A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?
- 12 Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
- 13 Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
- 14 Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
- 15 Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
- 16 Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;
- 17 dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
- 18 Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".
- 19 Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.
- 20 Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
- 21 Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
- 22 Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗