욥기 27장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha: | Moreover Job continued his parable, and said, |
| 2 | "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin, | As God liveth, who hath taken away my judgment; and the Almighty, who hath vexed my soul; |
| 3 | deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime, | All the while my breath is in me, and the spirit of God is in my nostrils; |
| 4 | buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme. | My lips shall not speak wickedness, nor my tongue utter deceit. |
| 5 | Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime. | God forbid that I should justify you: till I die I will not remove mine integrity from me. |
| 6 | Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia. | My righteousness I hold fast, and will not let it go: my heart shall not reproach me so long as I live. |
| 7 | Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë. | Let mine enemy be as the wicked, and he that riseth up against me as the unrighteous. |
| 8 | Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën? | For what is the hope of the hypocrite, though he hath gained, when God taketh away his soul? |
| 9 | A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia? | Will God hear his cry when trouble cometh upon him? |
| 10 | A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë? | Will he delight himself in the Almighty? will he always call upon God? |
| 11 | Do t'ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t'ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit. | I will teach you by the hand of God: that which is with the Almighty will I not conceal. |
| 12 | Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë? | Behold, all ye yourselves have seen it; why then are ye thus altogether vain? |
| 13 | Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi. | This is the portion of a wicked man with God, and the heritage of oppressors, which they shall receive of the Almighty. |
| 14 | Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur. | If his children be multiplied, it is for the sword: and his offspring shall not be satisfied with bread. |
| 15 | Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë. | Those that remain of him shall be buried in death: and his widows shall not weep. |
| 16 | Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë, | Though he heap up silver as the dust, and prepare raiment as the clay; |
| 17 | ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi. | He may prepare it, but the just shall put it on, and the innocent shall divide the silver. |
| 18 | Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar. | He buildeth his house as a moth, and as a booth that the keeper maketh. |
| 19 | I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më. | The rich man shall lie down, but he shall not be gathered: he openeth his eyes, and he is not. |
| 20 | Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht. | Terrors take hold on him as waters, a tempest stealeth him away in the night. |
| 21 | Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull. | The east wind carrieth him away, and he departeth: and as a storm hurleth him out of his place. |
| 22 | Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë, | For God shall cast upon him, and not spare: he would fain flee out of his hand. |
| 23 | njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet". | Men shall clap their hands at him, and shall hiss him out of his place. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL