로그인

욥기 26장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 14절

  1. 1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
  2. 2 ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?
  3. 3 Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?
  4. 4 Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?
  5. 5 Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.
  6. 6 Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.
  7. 7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
  8. 8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.
  9. 9 E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.
  10. 10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.
  11. 11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.
  12. 12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.
  13. 13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
  14. 14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗