로그인

욥기 18장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 21절

  1. 1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
  2. 2 "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
  3. 3 Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
  4. 4 Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
  5. 5 Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
  6. 6 Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
  7. 7 Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
  8. 8 Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
  9. 9 Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
  10. 10 Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
  11. 11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
  12. 12 Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
  13. 13 Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
  14. 14 Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
  15. 15 Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
  16. 16 Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
  17. 17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
  18. 18 Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
  19. 19 Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
  20. 20 Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.
  21. 21 Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗