로그인

욥기 12장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 25절

  1. 1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
  2. 2 "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.
  3. 3 Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
  4. 4 Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
  5. 5 Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
  6. 6 Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
  7. 7 Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
  8. 8 ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
  9. 9 Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
  10. 10 Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.
  11. 11 Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
  12. 12 Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
  13. 13 Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
  14. 14 Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
  15. 15 Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
  16. 16 Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
  17. 17 Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
  18. 18 Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
  19. 19 I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
  20. 20 I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
  21. 21 Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
  22. 22 Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.
  23. 23 I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
  24. 24 U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
  25. 25 Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗