요한삼서 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 요한삼서 (3 John) · 14절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë. | The elder unto the wellbeloved Gaius, whom I love in the truth. |
| 2 | Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt. | Beloved, I wish above all things that thou mayest prosper and be in health, even as thy soul prospereth. |
| 3 | Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën. | For I rejoiced greatly, when the brethren came and testified of the truth that is in thee, even as thou walkest in the truth. |
| 4 | Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën. | I have no greater joy than to hear that my children walk in truth. |
| 5 | Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt. | Beloved, thou doest faithfully whatsoever thou doest to the brethren, and to strangers; |
| 6 | Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë, | Which have borne witness of thy charity before the church: whom if thou bring forward on their journey after a godly sort, thou shalt do well: |
| 7 | sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë. | Because that for his name’s sake they went forth, taking nothing of the Gentiles. |
| 8 | Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës. | We therefore ought to receive such, that we might be fellowhelpers to the truth. |
| 9 | I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret. | I wrote unto the church: but Diotrephes, who loveth to have the preeminence among them, receiveth us not. |
| 10 | Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha. | Wherefore, if I come, I will remember his deeds which he doeth, prating against us with malicious words: and not content therewith, neither doth he himself receive the brethren, and forbiddeth them that would, and casteth them out of the church. |
| 11 | Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë. | Beloved, follow not that which is evil, but that which is good. He that doeth good is of God: but he that doeth evil hath not seen God. |
| 12 | Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë. | Demetrius hath good report of all men, and of the truth itself: yea, and we also bear record; and ye know that our record is true. |
| 13 | Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë; | I had many things to write, but I will not with ink and pen write unto thee: |
| 14 | por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht. | But I trust I shall shortly see thee, and we shall speak face to face. Peace be to thee. Our friends salute thee. Greet the friends by name. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL