요한복음 8장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 요한복음 (John) · 59절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve. | Jesus went unto the mount of Olives. |
| 2 | Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte. | And early in the morning he came again into the temple, and all the people came unto him; and he sat down, and taught them. |
| 3 | Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes, | And the scribes and Pharisees brought unto him a woman taken in adultery; and when they had set her in the midst, |
| 4 | i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën. | They say unto him, Master, this woman was taken in adultery, in the very act. |
| 5 | Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''. | Now Moses in the law commanded us, that such should be stoned: but what sayest thou? |
| 6 | Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe. | This they said, tempting him, that they might have to accuse him. But Jesus stooped down, and with his finger wrote on the ground, as though he heard them not. |
| 7 | Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!''. | So when they continued asking him, he lifted up himself, and said unto them, He that is without sin among you, let him first cast a stone at her. |
| 8 | Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe. | And again he stooped down, and wrote on the ground. |
| 9 | Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes. | And they which heard it, being convicted by their own conscience, went out one by one, beginning at the eldest, even unto the last: and Jesus was left alone, and the woman standing in the midst. |
| 10 | Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ''O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?''. | When Jesus had lifted up himself, and saw none but the woman, he said unto her, Woman, where are those thine accusers? hath no man condemned thee? |
| 11 | Dhe ajo u përgjigj: ''Askush, Zot''. Atëherë Jezusi i tha: ''As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më''. | She said, No man, Lord. And Jesus said unto her, Neither do I condemn thee: go, and sin no more. |
| 12 | Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ''Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës''. | Then spake Jesus again unto them, saying, I am the light of the world: he that followeth me shall not walk in darkness, but shall have the light of life. |
| 13 | Atëherë farisenjtë i thanë: ''Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë''. | The Pharisees therefore said unto him, Thou bearest record of thyself; thy record is not true. |
| 14 | Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj. | Jesus answered and said unto them, Though I bear record of myself, yet my record is true: for I know whence I came, and whither I go; but ye cannot tell whence I come, and whither I go. |
| 15 | Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri. | Ye judge after the flesh; I judge no man. |
| 16 | Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi. | And yet if I judge, my judgment is true: for I am not alone, but I and the Father that sent me. |
| 17 | Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë. | It is also written in your law, that the testimony of two men is true. |
| 18 | Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua''. | I am one that bear witness of myself, and the Father that sent me beareth witness of me. |
| 19 | Atëherë i thanë: ''Ku është Ati yt?''. Jezusi u përgjigj: ''Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim''. | Then said they unto him, Where is thy Father? Jesus answered, Ye neither know me, nor my Father: if ye had known me, ye should have known my Father also. |
| 20 | Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora. | These words spake Jesus in the treasury, as he taught in the temple: and no man laid hands on him; for his hour was not yet come. |
| 21 | Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ''Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini''. | Then said Jesus again unto them, I go my way, and ye shall seek me, and shall die in your sins: whither I go, ye cannot come. |
| 22 | Prandaj Judenjtë thoshnin: ''Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?''. | Then said the Jews, Will he kill himself? because he saith, Whither I go, ye cannot come. |
| 23 | Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote. | And he said unto them, Ye are from beneath; I am from above: ye are of this world; I am not of this world. |
| 24 | Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''. | I said therefore unto you, that ye shall die in your sins: for if ye believe not that I am he, ye shall die in your sins. |
| 25 | Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti?''. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Pikërisht atë që ju thashë. | Then said they unto him, Who art thou? And Jesus saith unto them, Even the same that I said unto you from the beginning. |
| 26 | Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''. | I have many things to say and to judge of you: but he that sent me is true; and I speak to the world those things which I have heard of him. |
| 27 | Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin. | They understood not that he spake to them of the Father. |
| 28 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar. | Then said Jesus unto them, When ye have lifted up the Son of man, then shall ye know that I am he, and that I do nothing of myself; but as my Father hath taught me, I speak these things. |
| 29 | Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''. | And he that sent me is with me: the Father hath not left me alone; for I do always those things that please him. |
| 30 | Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të. | As he spake these words, many believed on him. |
| 31 | Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; | Then said Jesus to those Jews which believed on him, If ye continue in my word, then are ye my disciples indeed; |
| 32 | do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''. | And ye shall know the truth, and the truth shall make you free. |
| 33 | Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''. | They answered him, We be Abraham’s seed, and were never in bondage to any man: how sayest thou, Ye shall be made free? |
| 34 | Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit. | Jesus answered them, Verily, verily, I say unto you, Whosoever committeth sin is the servant of sin. |
| 35 | Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. | And the servant abideth not in the house for ever: but the Son abideth ever. |
| 36 | Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''. | If the Son therefore shall make you free, ye shall be free indeed. |
| 37 | ''Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju. | I know that ye are Abraham’s seed; but ye seek to kill me, because my word hath no place in you. |
| 38 | Unë flas për ç'kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj''. | I speak that which I have seen with my Father: and ye do that which ye have seen with your father. |
| 39 | Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ''Ati ynë është Abrahami''. Jezusi u tha atyre: ''Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit; | They answered and said unto him, Abraham is our father. Jesus saith unto them, If ye were Abraham’s children, ye would do the works of Abraham. |
| 40 | por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri. | But now ye seek to kill me, a man that hath told you the truth, which I have heard of God: this did not Abraham. |
| 41 | Ju bëni veprat e atit tuaj''. Prandaj ata i thanë: ''Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë''. | Ye do the deeds of your father. Then said they to him, We be not born of fornication; we have one Father, even God. |
| 42 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar. | Jesus said unto them, If God were your Father, ye would love me: for I proceeded forth and came from God; neither came I of myself, but he sent me. |
| 43 | Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time. | Why do ye not understand my speech? even because ye cannot hear my word. |
| 44 | Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës. | Ye are of your father the devil, and the lusts of your father ye will do. He was a murderer from the beginning, and abode not in the truth, because there is no truth in him. When he speaketh a lie, he speaketh of his own: for he is a liar, and the father of it. |
| 45 | Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni. | And because I tell you the truth, ye believe me not. |
| 46 | Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? | Which of you convinceth me of sin? And if I say the truth, why do ye not believe me? |
| 47 | Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë''. | He that is of God heareth God’s words: ye therefore hear them not, because ye are not of God. |
| 48 | Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ''A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?''. | Then answered the Jews, and said unto him, Say we not well that thou art a Samaritan, and hast a devil? |
| 49 | Jezusi u përgjigj: ''Unë s'kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni. | Jesus answered, I have not a devil; but I honour my Father, and ye do dishonour me. |
| 50 | Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon. | And I seek not mine own glory: there is one that seeketh and judgeth. |
| 51 | Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''. | Verily, verily, I say unto you, If a man keep my saying, he shall never see death. |
| 52 | Pra Judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë". | Then said the Jews unto him, Now we know that thou hast a devil. Abraham is dead, and the prophets; and thou sayest, If a man keep my saying, he shall never taste of death. |
| 53 | Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''. | Art thou greater than our father Abraham, which is dead? and the prophets are dead: whom makest thou thyself? |
| 54 | Jezusi u përgjigj: ''Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s'është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj. | Jesus answered, If I honour myself, my honour is nothing: it is my Father that honoureth me; of whom ye say, that he is your God: |
| 55 | Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij. | Yet ye have not known him; but I know him: and if I should say, I know him not, I shall be a liar like unto you: but I know him, and keep his saying. |
| 56 | Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua''. | Your father Abraham rejoiced to see my day: and he saw it, and was glad. |
| 57 | Judenjtë, pra, i thanë: ''Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?''. | Then said the Jews unto him, Thou art not yet fifty years old, and hast thou seen Abraham? |
| 58 | Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam''. | Jesus said unto them, Verily, verily, I say unto you, Before Abraham was, I am. |
| 59 | Atëherë ata morën gurë, që t'i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua. | Then took they up stones to cast at him: but Jesus hid himself, and went out of the temple, going through the midst of them, and so passed by. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL