요한복음 15장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 요한복음 (John) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | ''Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. | I am the true vine, and my Father is the husbandman. |
| 2 | Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. | Every branch in me that beareth not fruit he taketh away: and every branch that beareth fruit, he purgeth it, that it may bring forth more fruit. |
| 3 | Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova. | Now ye are clean through the word which I have spoken unto you. |
| 4 | Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. | Abide in me, and I in you. As the branch cannot bear fruit of itself, except it abide in the vine; no more can ye, except ye abide in me. |
| 5 | Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. | I am the vine, ye are the branches: He that abideth in me, and I in him, the same bringeth forth much fruit: for without me ye can do nothing. |
| 6 | Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. | If a man abide not in me, he is cast forth as a branch, and is withered; and men gather them, and cast them into the fire, and they are burned. |
| 7 | Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t'ju bëhet. | If ye abide in me, and my words abide in you, ye shall ask what ye will, and it shall be done unto you. |
| 8 | Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi. | Herein is my Father glorified, that ye bear much fruit; so shall ye be my disciples. |
| 9 | Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time. | As the Father hath loved me, so have I loved you: continue ye in my love. |
| 10 | Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij. | If ye keep my commandments, ye shall abide in my love; even as I have kept my Father’s commandments, and abide in his love. |
| 11 | Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë. | These things have I spoken unto you, that my joy might remain in you, and that your joy might be full. |
| 12 | Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. | This is my commandment, That ye love one another, as I have loved you. |
| 13 | Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. | Greater love hath no man than this, that a man lay down his life for his friends. |
| 14 | Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj. | Ye are my friends, if ye do whatsoever I command you. |
| 15 | Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im. | Henceforth I call you not servants; for the servant knoweth not what his lord doeth: but I have called you friends; for all things that I have heard of my Father I have made known unto you. |
| 16 | Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai t'jua japë. | Ye have not chosen me, but I have chosen you, and ordained you, that ye should go and bring forth fruit, and that your fruit should remain: that whatsoever ye shall ask of the Father in my name, he may give it you. |
| 17 | Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin. | These things I command you, that ye love one another. |
| 18 | Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush. | If the world hate you, ye know that it hated me before it hated you. |
| 19 | Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren. | If ye were of the world, the world would love his own: but because ye are not of the world, but I have chosen you out of the world, therefore the world hateth you. |
| 20 | Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën. | Remember the word that I said unto you, The servant is not greater than his lord. If they have persecuted me, they will also persecute you; if they have kept my saying, they will keep yours also. |
| 21 | Të gjitha këto gjëra do t'jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar. | But all these things will they do unto you for my name’s sake, because they know not him that sent me. |
| 22 | Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre. | If I had not come and spoken unto them, they had not had sin: but now they have no cloke for their sin. |
| 23 | Kush më urren mua, urren edhe Atin tim. | He that hateth me hateth my Father also. |
| 24 | Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim. | If I had not done among them the works which none other man did, they had not had sin: but now have they both seen and hated both me and my Father. |
| 25 | Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak". | But this cometh to pass, that the word might be fulfilled that is written in their law, They hated me without a cause. |
| 26 | Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t'ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua. | But when the Comforter is come, whom I will send unto you from the Father, even the Spirit of truth, which proceedeth from the Father, he shall testify of me: |
| 27 | Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi''. | And ye also shall bear witness, because ye have been with me from the beginning. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL