로그인

역대상 8장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 40절

  1. 1 Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,
  2. 2 Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.
  3. 3 Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,
  4. 4 Abishua, Naamani, Ahoahu,
  5. 5 Ghera, Shefufani dhe Hurami.
  6. 6 Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):
  7. 7 Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.
  8. 8 Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,
  9. 9 lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,
  10. 10 Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.
  11. 11 Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.
  12. 12 Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
  13. 13 Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.
  14. 14 Ahio, Shashaku, Jeremothi,
  15. 15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,
  16. 16 Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.
  17. 17 Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
  18. 18 Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,
  19. 19 Jakimi, Zikri, Zabdi,
  20. 20 Elianai, Tsilethaj, Elieli,
  21. 21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.
  22. 22 Ishpani, Eberi, Elieli,
  23. 23 Abdoni, Zikri, Hanani,
  24. 24 Hananiahu, Elami, Anthothijahu,
  25. 25 Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.
  26. 26 Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,
  27. 27 Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.
  28. 28 Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.
  29. 29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.
  30. 30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
  31. 31 Gedori, Ahio, Zekeri,
  32. 32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
  33. 33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
  34. 34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
  35. 35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.
  36. 36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.
  37. 37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
  38. 38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.
  39. 39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.
  40. 40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗