역대상 17장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unë banoj në një shtëpi prej kedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër". | Now it came to pass, as David sat in his house, that David said to Nathan the prophet, Lo, I dwell in an house of cedars, but the ark of the covenant of the Lord remaineth under curtains. |
| 2 | Nathani iu përgjegj Davidit: "Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty". | Then Nathan said unto David, Do all that is in thine heart; for God is with thee. |
| 3 | Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë: | And it came to pass the same night, that the word of God came to Nathan, saying, |
| 4 | "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj. | Go and tell David my servant, Thus saith the Lord, Thou shalt not build me an house to dwell in: |
| 5 | Në fakt nuk kam banuar kurrë në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë Izraelin nga Egjipti deri më sot; por kam shkuar nga një çadër te tjetra dhe nga një banesë te tjetra. | For I have not dwelt in an house since the day that I brought up Israel unto this day; but have gone from tent to tent, and from one tabernacle to another. |
| 6 | Kudo kam shkuar me gjithë Izraelin, a i kam folur vallë ndonjerit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të ushqenin popullin tim, duke thënë: "Pse nuk më ndërtoni një shtëpi me dru kedri?". | Wheresoever I have walked with all Israel, spake I a word to any of the judges of Israel, whom I commanded to feed my people, saying, Why have ye not built me an house of cedars? |
| 7 | Tani do t'i flasësh kështu shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe të bëra princ mbi popullin tim, Izraelin. | Now therefore thus shalt thou say unto my servant David, Thus saith the Lord of hosts, I took thee from the sheepcote, even from following the sheep, that thou shouldest be ruler over my people Israel: |
| 8 | kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe. | And I have been with thee whithersoever thou hast walked, and have cut off all thine enemies from before thee, and have made thee a name like the name of the great men that are in the earth. |
| 9 | Përveç kësaj do t'i jap popullit tim të Izraelit një vend ku të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e lëvizin më, dhe të këqijtë të mos vazhdojnë ta shkretojnë si më parë, | Also I will ordain a place for my people Israel, and will plant them, and they shall dwell in their place, and shall be moved no more; neither shall the children of wickedness waste them any more, as at the beginning, |
| 10 | qysh prej kohës që kam vendosur gjyqtarët mbi popullin tim të Izraelit. Do të poshtëroj edhe tërë armiqtë e tu. Të njoftoj gjithashtu që Zoti do të të ndërtojë një shtëpi. | And since the time that I commanded judges to be over my people Israel. Moreover I will subdue all thine enemies. Furthermore I tell thee that the Lord will build thee an house. |
| 11 | Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerrë një pasardhësin tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do ta konsolidoj mbretërinë e tij. | And it shall come to pass, when thy days be expired that thou must go to be with thy fathers, that I will raise up thy seed after thee, which shall be of thy sons; and I will establish his kingdom. |
| 12 | Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë. | He shall build me an house, and I will stablish his throne for ever. |
| 13 | Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t'ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë. | I will be his father, and he shall be my son: and I will not take my mercy away from him, as I took it from him that was before thee: |
| 14 | Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"". | But I will settle him in mine house and in my kingdom for ever: and his throne shall be established for evermore. |
| 15 | Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij. | According to all these words, and according to all this vision, so did Nathan speak unto David. |
| 16 | Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç'është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu? | And David the king came and sat before the Lord, and said, Who am I, O Lord God, and what is mine house, that thou hast brought me hitherto? |
| 17 | Megjithatë kjo t'u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi. | And yet this was a small thing in thine eyes, O God; for thou hast also spoken of thy servant’s house for a great while to come, and hast regarded me according to the estate of a man of high degree, O Lord God. |
| 18 | Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd. | What can David speak more to thee for the honour of thy servant? for thou knowest thy servant. |
| 19 | O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t'i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha. | O Lord, for thy servant’s sake, and according to thine own heart, hast thou done all this greatness, in making known all these great things. |
| 20 | O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona. | O Lord, there is none like thee, neither is there any God beside thee, according to all that we have heard with our ears. |
| 21 | Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke çliruar nga Egjipti? | And what one nation in the earth is like thy people Israel, whom God went to redeem to be his own people, to make thee a name of greatness and terribleness, by driving out nations from before thy people, whom thou hast redeemed out of Egypt? |
| 22 | Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre. | For thy people Israel didst thou make thine own people for ever; and thou, Lord, becamest their God. |
| 23 | Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, përsa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj për gjithnjë! Bëj siç ke thënë! | Therefore now, Lord, let the thing that thou hast spoken concerning thy servant and concerning his house be established for ever, and do as thou hast said. |
| 24 | Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë për gjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje! | Let it even be established, that thy name may be magnified for ever, saying, The Lord of hosts is the God of Israel, even a God to Israel: and let the house of David thy servant be established before thee. |
| 25 | Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t'i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde. | For thou, O my God, hast told thy servant that thou wilt build him an house: therefore thy servant hath found in his heart to pray before thee. |
| 26 | Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd. | And now, Lord, thou art God, and hast promised this goodness unto thy servant: |
| 27 | Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar për gjithnjë". | Now therefore let it please thee to bless the house of thy servant, that it may be before thee for ever: for thou blessest, O Lord, and it shall be blessed for ever. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL