여호수아 15장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 여호수아 (Joshua) · 63절
- 1 Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.
- 2 Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,
- 3 dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
- 4 kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".
- 5 Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;
- 6 pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.
- 7 Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.
- 8 Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.
- 9 Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.
- 10 Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.
- 11 Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
- 12 Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
- 13 Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
- 14 Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;
- 15 Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
- 16 Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".
- 17 Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
- 18 Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".
- 19 Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
- 20 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;
- 21 qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,
- 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu,
- 23 Kadeshi, Hatsori, Ithnami,
- 24 Zifi, Telemi, Bealothi,
- 25 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),
- 26 Amami, Shema, Moladahu,
- 27 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,
- 28 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,
- 29 Baala, Ijimi, Etsemi,
- 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,
- 31 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,
- 32 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
- 33 Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
- 34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
- 35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
- 36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
- 37 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,
- 38 Dileani, Mitspahu, Joktheeli,
- 39 Lakishi, Bokskathi, Egloni,
- 40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,
- 41 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
- 42 Libnahu, Etheri, Ashani;
- 43 Jiftahu, Ashna, Netsibi;
- 44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;
- 45 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;
- 46 nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;
- 47 Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.
- 48 Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,
- 49 Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,
- 50 Anabi, Esthemothi, Animi,
- 51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;
- 52 Arabi, Dumahu, Esheani,
- 53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
- 54 Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
- 55 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
- 56 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
- 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;
- 58 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
- 59 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;
- 60 Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
- 61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
- 62 Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
- 63 Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗