여호수아 12장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 여호수아 (Joshua) · 24절
- 1 Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;
- 2 Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;
- 3 dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.
- 4 Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,
- 5 dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.
- 6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.
- 7 Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu
- 8 në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;
- 9 mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;
- 10 mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;
- 11 mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;
- 12 mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;
- 13 mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;
- 14 mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;
- 15 mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;
- 16 mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;
- 17 mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;
- 18 mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;
- 19 mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;
- 20 mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;
- 21 mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;
- 22 mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;
- 23 mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;
- 24 mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗