에베소서 6장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 에베소서 (Ephesians) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. | Children, obey your parents in the Lord: for this is right. |
| 2 | ''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim, | Honour thy father and mother; (which is the first commandment with promise;) |
| 3 | ''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''. | That it may be well with thee, and thou mayest live long on the earth. |
| 4 | Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit. | And, ye fathers, provoke not your children to wrath: but bring them up in the nurture and admonition of the Lord. |
| 5 | Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit, | Servants, be obedient to them that are your masters according to the flesh, with fear and trembling, in singleness of your heart, as unto Christ; |
| 6 | duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër, | Not with eyeservice, as menpleasers; but as the servants of Christ, doing the will of God from the heart; |
| 7 | duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit, | With good will doing service, as to the Lord, and not to men: |
| 8 | duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti. | Knowing that whatsoever good thing any man doeth, the same shall he receive of the Lord, whether he be bond or free. |
| 9 | Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi. | And, ye masters, do the same things unto them, forbearing threatening: knowing that your Master also is in heaven; neither is there respect of persons with him. |
| 10 | Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij. | Finally, my brethren, be strong in the Lord, and in the power of his might. |
| 11 | Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, | Put on the whole armour of God, that ye may be able to stand against the wiles of the devil. |
| 12 | sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. | For we wrestle not against flesh and blood, but against principalities, against powers, against the rulers of the darkness of this world, against spiritual wickedness in high places. |
| 13 | Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t'i keni kryer çdo gjë. | Wherefore take unto you the whole armour of God, that ye may be able to withstand in the evil day, and having done all, to stand. |
| 14 | Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë, | Stand therefore, having your loins girt about with truth, and having on the breastplate of righteousness; |
| 15 | dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes, | And your feet shod with the preparation of the gospel of peace; |
| 16 | mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. | Above all, taking the shield of faith, wherewith ye shall be able to quench all the fiery darts of the wicked. |
| 17 | Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, | And take the helmet of salvation, and the sword of the Spirit, which is the word of God: |
| 18 | duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët, | Praying always with all prayer and supplication in the Spirit, and watching thereunto with all perseverance and supplication for all saints; |
| 19 | dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit, | And for me, that utterance may be given unto me, that I may open my mouth boldly, to make known the mystery of the gospel, |
| 20 | për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë. | For which I am an ambassador in bonds: that therein I may speak boldly, as I ought to speak. |
| 21 | Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha; | But that ye also may know my affairs, and how I do, Tychicus, a beloved brother and faithful minister in the Lord, shall make known to you all things: |
| 22 | të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja. | Whom I have sent unto you for the same purpose, that ye might know our affairs, and that he might comfort your hearts. |
| 23 | Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht. | Peace be to the brethren, and love with faith, from God the Father and the Lord Jesus Christ. |
| 24 | Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet. | Grace be with all them that love our Lord Jesus Christ in sincerity. Amen. Written from Rome unto the Ephesians by Tychicus. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL