아가 7장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 아가 (Song of Songs) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti. | How beautiful are thy feet with shoes, O prince’s daughter! the joints of thy thighs are like jewels, the work of the hands of a cunning workman. |
| 2 | Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë. | Thy navel is like a round goblet, which wanteth not liquor: thy belly is like an heap of wheat set about with lilies. |
| 3 | Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave. | Thy two breasts are like two young roes that are twins. |
| 4 | Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut. | Thy neck is as a tower of ivory; thine eyes like the fishpools in Heshbon, by the gate of Bath–rabbim: thy nose is as the tower of Lebanon which looketh toward Damascus. |
| 5 | Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua. | Thine head upon thee is like Carmel, and the hair of thine head like purple; the king is held in the galleries. |
| 6 | Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron! | How fair and how pleasant art thou, O love, for delights! |
| 7 | Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile. | This thy stature is like to a palm tree, and thy breasts to clusters of grapes. |
| 8 | Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve, | I said, I will go up to the palm tree, I will take hold of the boughs thereof: now also thy breasts shall be as clusters of the vine, and the smell of thy nose like apples; |
| 9 | dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle. | And the roof of thy mouth like the best wine for my beloved, that goeth down sweetly, causing the lips of those that are asleep to speak. |
| 10 | Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron. | I am my beloved’s, and his desire is toward me. |
| 11 | Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra! | Come, my beloved, let us go forth into the field; let us lodge in the villages. |
| 12 | Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time. | Let us get up early to the vineyards; let us see if the vine flourish, whether the tender grape appear, and the pomegranates bud forth: there will I give thee my loves. |
| 13 | Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im. | The mandrakes give a smell, and at our gates are all manner of pleasant fruits, new and old, which I have laid up for thee, O my beloved. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL