아가 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 아가 (Song of Songs) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave. | I am the rose of Sharon, and the lily of the valleys. |
| 2 | Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave. | As the lily among thorns, so is my love among the daughters. |
| 3 | Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time. | As the apple tree among the trees of the wood, so is my beloved among the sons. I sat down under his shadow with great delight, and his fruit was sweet to my taste. |
| 4 | Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria. | He brought me to the banqueting house, and his banner over me was love. |
| 5 | Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria. | Stay me with flagons, comfort me with apples: for I am sick of love. |
| 6 | Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon. | His left hand is under my head, and his right hand doth embrace me. |
| 7 | Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t'i pëlqejë | I charge you, O ye daughters of Jerusalem, by the roes, and by the hinds of the field, that ye stir not up, nor awake my love, till he please. |
| 8 | Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat. | The voice of my beloved! behold, he cometh leaping upon the mountains, skipping upon the hills. |
| 9 | I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre. | My beloved is like a roe or a young hart: behold, he standeth behind our wall, he looketh forth at the windows, shewing himself through the lattice. |
| 10 | I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! | My beloved spake, and said unto me, Rise up, my love, my fair one, and come away. |
| 11 | Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. | For, lo, the winter is past, the rain is over and gone; |
| 12 | Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës. | The flowers appear on the earth; the time of the singing of birds is come, and the voice of the turtle is heard in our land; |
| 13 | Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja. | The fig tree putteth forth her green figs, and the vines with the tender grape give a good smell. Arise, my love, my fair one, and come away. |
| 14 | O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme". | O my dove, that art in the clefts of the rock, in the secret places of the stairs, let me see thy countenance, let me hear thy voice; for sweet is thy voice, and thy countenance is comely. |
| 15 | I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim. | Take us the foxes, the little foxes, that spoil the vines: for our vines have tender grapes. |
| 16 | I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve. | My beloved is mine, and I am his: he feedeth among the lilies. |
| 17 | Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë. | Until the day break, and the shadows flee away, turn, my beloved, and be thou like a roe or a young hart upon the mountains of Bether. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL