시편 97편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절
- 1 Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
- 2 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
- 3 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
- 4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
- 5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
- 6 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
- 7 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
- 8 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
- 9 Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
- 10 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
- 11 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
- 12 Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗