시편 78편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 72절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime. | Give ear, O my people, to my law: incline your ears to the words of my mouth. |
| 2 | Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta. | I will open my mouth in a parable: I will utter dark sayings of old: |
| 3 | Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar, | Which we have heard and known, and our fathers have told us. |
| 4 | nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë. | We will not hide them from their children, shewing to the generation to come the praises of the Lord, and his strength, and his wonderful works that he hath done. |
| 5 | Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre, | For he established a testimony in Jacob, and appointed a law in Israel, which he commanded our fathers, that they should make them known to their children: |
| 6 | me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre, | That the generation to come might know them, even the children which should be born; who should arise and declare them to their children: |
| 7 | dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij; | That they might set their hope in God, and not forget the works of God, but keep his commandments: |
| 8 | dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë. | And might not be as their fathers, a stubborn and rebellious generation; a generation that set not their heart aright, and whose spirit was not stedfast with God. |
| 9 | Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës, | The children of Ephraim, being armed, and carrying bows, turned back in the day of battle. |
| 10 | nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij, | They kept not the covenant of God, and refused to walk in his law; |
| 11 | harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar. | And forgat his works, and his wonders that he had shewed them. |
| 12 | Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit. | Marvellous things did he in the sight of their fathers, in the land of Egypt, in the field of Zoan. |
| 13 | Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull. | He divided the sea, and caused them to pass through; and he made the waters to stand as an heap. |
| 14 | Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri. | In the daytime also he led them with a cloud, and all the night with a light of fire. |
| 15 | I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe. | He clave the rocks in the wilderness, and gave them drink as out of the great depths. |
| 16 | Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj. | He brought streams also out of the rock, and caused waters to run down like rivers. |
| 17 | Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë, | And they sinned yet more against him by provoking the most High in the wilderness. |
| 18 | dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre. | And they tempted God in their heart by asking meat for their lust. |
| 19 | Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë? | Yea, they spake against God; they said, Can God furnish a table in the wilderness? |
| 20 | Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t'i japë bukë dhe mish popullit të tij? | Behold, he smote the rock, that the waters gushed out, and the streams overflowed; can he give bread also? can he provide flesh for his people? |
| 21 | Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez, | Therefore the Lord heard this, and was wroth: so a fire was kindled against Jacob, and anger also came up against Israel; |
| 22 | sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij. | Because they believed not in God, and trusted not in his salvation: |
| 23 | Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit, | Though he had commanded the clouds from above, and opened the doors of heaven, |
| 24 | dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit. | And had rained down manna upon them to eat, and had given them of the corn of heaven. |
| 25 | Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin. | Man did eat angels’ food: he sent them meat to the full. |
| 26 | Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut, | He caused an east wind to blow in the heaven: and by his power he brought in the south wind. |
| 27 | bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit. | He rained flesh also upon them as dust, and feathered fowls like as the sand of the sea: |
| 28 | Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre. | And he let it fall in the midst of their camp, round about their habitations. |
| 29 | Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar. | So they did eat, and were well filled: for he gave them their own desire; |
| 30 | Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë, | They were not estranged from their lust. But while their meat was yet in their mouths, |
| 31 | kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit. | The wrath of God came upon them, and slew the fattest of them, and smote down the chosen men of Israel. |
| 32 | Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij. | For all this they sinned still, and believed not for his wondrous works. |
| 33 | Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura. | Therefore their days did he consume in vanity, and their years in trouble. |
| 34 | Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell. | When he slew them, then they sought him: and they returned and enquired early after God. |
| 35 | Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre. | And they remembered that God was their rock, and the high God their redeemer. |
| 36 | Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre. | Nevertheless they did flatter him with their mouth, and they lied unto him with their tongues. |
| 37 | Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij. | For their heart was not right with him, neither were they stedfast in his covenant. |
| 38 | Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë, | But he, being full of compassion, forgave their iniquity, and destroyed them not: yea, many a time turned he his anger away, and did not stir up all his wrath. |
| 39 | duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më. | For he remembered that they were but flesh; a wind that passeth away, and cometh not again. |
| 40 | Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi! | How oft did they provoke him in the wilderness, and grieve him in the desert! |
| 41 | Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit. | Yea, they turned back and tempted God, and limited the Holy One of Israel. |
| 42 | Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku, | They remembered not his hand, nor the day when he delivered them from the enemy. |
| 43 | kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit; | How he had wrought his signs in Egypt, and his wonders in the field of Zoan: |
| 44 | i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot. | And had turned their rivers into blood; and their floods, that they could not drink. |
| 45 | Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t'i hanin dhe bretkosa që t'i shkatërronin. | He sent divers sorts of flies among them, which devoured them; and frogs, which destroyed them. |
| 46 | Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave. | He gave also their increase unto the caterpiller, and their labour unto the locust. |
| 47 | I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica. | He destroyed their vines with hail, and their sycomore trees with frost. |
| 48 | Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve. | He gave up their cattle also to the hail, and their flocks to hot thunderbolts. |
| 49 | Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë. | He cast upon them the fierceness of his anger, wrath, and indignation, and trouble, by sending evil angels among them. |
| 50 | I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës. | He made a way to his anger; he spared not their soul from death, but gave their life over to the pestilence; |
| 51 | I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit. | And smote all the firstborn in Egypt; the chief of their strength in the tabernacles of Ham: |
| 52 | Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope. | But made his own people to go forth like sheep, and guided them in the wilderness like a flock. |
| 53 | I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre. | And he led them on safely, so that they feared not: but the sea overwhelmed their enemies. |
| 54 | Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar. | And he brought them to the border of his sanctuary, even to this mountain, which his right hand had purchased. |
| 55 | I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre. | He cast out the heathen also before them, and divided them an inheritance by line, and made the tribes of Israel to dwell in their tents. |
| 56 | Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij. | Yet they tempted and provoked the most high God, and kept not his testimonies: |
| 57 | U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon; | But turned back, and dealt unfaithfully like their fathers: they were turned aside like a deceitful bow. |
| 58 | provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre. | For they provoked him to anger with their high places, and moved him to jealousy with their graven images. |
| 59 | Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin. | When God heard this, he was wroth, and greatly abhorred Israel: |
| 60 | Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve; | So that he forsook the tabernacle of Shiloh, the tent which he placed among men; |
| 61 | dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut. | And delivered his strength into captivity, and his glory into the enemy’s hand. |
| 62 | Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij. | He gave his people over also unto the sword; and was wroth with his inheritance. |
| 63 | Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme. | The fire consumed their young men; and their maidens were not given to marriage. |
| 64 | Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi. | Their priests fell by the sword; and their widows made no lamentation. |
| 65 | Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës. | Then the Lord awaked as one out of sleep, and like a mighty man that shouteth by reason of wine. |
| 66 | I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm. | And he smote his enemies in the hinder parts: he put them to a perpetual reproach. |
| 67 | Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit, | Moreover he refused the tabernacle of Joseph, and chose not the tribe of Ephraim: |
| 68 | por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do. | But chose the tribe of Judah, the mount Zion which he loved. |
| 69 | Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë. | And he built his sanctuary like high palaces, like the earth which he hath established for ever. |
| 70 | Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve, | He chose David also his servant, and took him from the sheepfolds: |
| 71 | dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij. | From following the ewes great with young he brought him to feed Jacob his people, and Israel his inheritance. |
| 72 | Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij. | So he fed them according to the integrity of his heart; and guided them by the skilfulness of his hands. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL