로그인

시편 70편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 5절

  1. 1 O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
  2. 2 U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.
  3. 3 Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".
  4. 4 U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".
  5. 5 Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗