로그인

시편 60편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절 · 대역: King James Version

절Albanian BibleKing James Version
1 O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos. O God, thou hast cast us off, thou hast scattered us, thou hast been displeased; O turn thyself to us again.
2 Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet. Thou hast made the earth to tremble; thou hast broken it: heal the breaches thereof; for it shaketh.
3 Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos. Thou hast shewed thy people hard things: thou hast made us to drink the wine of astonishment.
4 Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela) Thou hast given a banner to them that fear thee, that it may be displayed because of the truth. Selah.
5 Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen. That thy beloved may be delivered; save with thy right hand, and hear me.
6 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. God hath spoken in his holiness; I will rejoice, I will divide Shechem, and mete out the valley of Succoth.
7 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im; Gilead is mine, and Manasseh is mine; Ephraim also is the strength of mine head; Judah is my lawgiver;
8 Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje". Moab is my washpot; over Edom will I cast out my shoe: Philistia, triumph thou because of me.
9 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? Who will bring me into the strong city? who will lead me into Edom?
10 A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? Wilt not thou, O God, which hadst cast us off? and thou, O God, which didst not go out with our armies?
11 Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. Give us help from trouble: for vain is the help of man.
12 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë. Through God we shall do valiantly: for he it is that shall tread down our enemies.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL