시편 41편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë. | Blessed is he that considereth the poor: the Lord will deliver him in time of trouble. |
| 2 | Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij. | The Lord will preserve him, and keep him alive; and he shall be blessed upon the earth: and thou wilt not deliver him unto the will of his enemies. |
| 3 | Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij. | The Lord will strengthen him upon the bed of languishing: thou wilt make all his bed in his sickness. |
| 4 | Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje". | I said, Lord, be merciful unto me: heal my soul; for I have sinned against thee. |
| 5 | Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?". | Mine enemies speak evil of me, When shall he die, and his name perish? |
| 6 | Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull. | And if he come to see me, he speaketh vanity: his heart gathereth iniquity to itself; when he goeth abroad, he telleth it. |
| 7 | Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen, | All that hate me whisper together against me: against me do they devise my hurt. |
| 8 | duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet". | An evil disease, say they, cleaveth fast unto him: and now that he lieth he shall rise up no more. |
| 9 | Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij. | Yea, mine own familiar friend, in whom I trusted, which did eat of my bread, hath lifted up his heel against me. |
| 10 | Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj. | But thou, O Lord, be merciful unto me, and raise me up, that I may requite them. |
| 11 | Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua. | By this I know that thou favourest me, because mine enemy doth not triumph over me. |
| 12 | Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë. | And as for me, thou upholdest me in mine integrity, and settest me before thy face for ever. |
| 13 | Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen. | Blessed be the Lord God of Israel from everlasting, and to everlasting. Amen, and Amen. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL