시편 31편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde. | In thee, O Lord, do I put my trust; let me never be ashamed: deliver me in thy righteousness. |
| 2 | Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh. | Bow down thine ear to me; deliver me speedily: be thou my strong rock, for an house of defence to save me. |
| 3 | Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën. | For thou art my rock and my fortress; therefore for thy name’s sake lead me, and guide me. |
| 4 | Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime. | Pull me out of the net that they have laid privily for me: for thou art my strength. |
| 5 | Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës. | Into thine hand I commit my spirit: thou hast redeemed me, O Lord God of truth. |
| 6 | Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t'u dukur, por kam besim te Zoti. | I have hated them that regard lying vanities: but I trust in the Lord. |
| 7 | Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim, | I will be glad and rejoice in thy mercy: for thou hast considered my trouble; thou hast known my soul in adversities; |
| 8 | dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m'i vure këmbët në një vend të gjerë. | And hast not shut me up into the hand of the enemy: thou hast set my feet in a large room. |
| 9 | Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja, | Have mercy upon me, O Lord, for I am in trouble: mine eye is consumed with grief, yea, my soul and my belly. |
| 10 | sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten. | For my life is spent with grief, and my years with sighing: my strength faileth because of mine iniquity, and my bones are consumed. |
| 11 | Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje. | I was a reproach among all mine enemies, but especially among my neighbours, and a fear to mine acquaintance: they that did see me without fled from me. |
| 12 | Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer. | I am forgotten as a dead man out of mind: I am like a broken vessel. |
| 13 | Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur. | For I have heard the slander of many: fear was on every side: while they took counsel together against me, they devised to take away my life. |
| 14 | Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im". | But I trusted in thee, O Lord: I said, Thou art my God. |
| 15 | Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin. | My times are in thy hand: deliver me from the hand of mine enemies, and from them that persecute me. |
| 16 | Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate. | Make thy face to shine upon thy servant: save me for thy mercies’ sake. |
| 17 | O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol. | Let me not be ashamed, O Lord; for I have called upon thee: let the wicked be ashamed, and let them be silent in the grave. |
| 18 | Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim. | Let the lying lips be put to silence; which speak grievous things proudly and contemptuously against the righteous. |
| 19 | Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti! | Oh how great is thy goodness, which thou hast laid up for them that fear thee; which thou hast wrought for them that trust in thee before the sons of men! |
| 20 | Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë. | Thou shalt hide them in the secret of thy presence from the pride of man: thou shalt keep them secretly in a pavilion from the strife of tongues. |
| 21 | Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar. | Blessed be the Lord: for he hath shewed me his marvellous kindness in a strong city. |
| 22 | Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty. | For I said in my haste, I am cut off from before thine eyes: nevertheless thou heardest the voice of my supplications when I cried unto thee. |
| 23 | Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi. | O love the Lord, all ye his saints: for the Lord preserveth the faithful, and plentifully rewardeth the proud doer. |
| 24 | Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj. | Be of good courage, and he shall strengthen your heart, all ye that hope in the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL