시편 150편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 6절
- 1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
- 2 Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
- 3 Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
- 4 Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
- 5 Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
- 6 Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗