시편 149편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 9절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve. | Praise ye the Lord. Sing unto the Lord a new song, and his praise in the congregation of saints. |
| 2 | Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre. | Let Israel rejoice in him that made him: let the children of Zion be joyful in their King. |
| 3 | Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste, | Let them praise his name in the dance: let them sing praises unto him with the timbrel and harp. |
| 4 | sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur. | For the Lord taketh pleasure in his people: he will beautify the meek with salvation. |
| 5 | Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre. | Let the saints be joyful in glory: let them sing aloud upon their beds. |
| 6 | Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët; | Let the high praises of God be in their mouth, and a twoedged sword in their hand; |
| 7 | për t'u hakmarrë me kombet dhe për t'u dhënë ndëshkime popujve, | To execute vengeance upon the heathen, and punishments upon the people; |
| 8 | për t'i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri, | To bind their kings with chains, and their nobles with fetters of iron; |
| 9 | për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja. | To execute upon them the judgment written: this honour have all his saints. Praise ye the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL