로그인

시편 124편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절

  1. 1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
  2. 2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
  3. 3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
  4. 4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
  5. 5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
  6. 6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
  7. 7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
  8. 8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗