시편 118편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 29절
- 1 Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 2 Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
- 3 Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
- 4 Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
- 5 Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.
- 6 Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
- 7 Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.
- 8 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
- 9 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.
- 10 Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.
- 11 Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
- 12 Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
- 13 Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
- 14 Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
- 15 Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
- 16 E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
- 17 Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
- 18 Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
- 19 Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
- 20 Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
- 21 Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
- 22 Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
- 23 Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
- 24 Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
- 25 O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
- 26 I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
- 27 Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
- 28 Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
- 29 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗