시편 108편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time. | O God, my heart is fixed; I will sing and give praise, even with my glory. |
| 2 | Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin. | Awake, psaltery and harp: I myself will awake early. |
| 3 | Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve. | I will praise thee, O Lord, among the people: and I will sing praises unto thee among the nations. |
| 4 | Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë. | For thy mercy is great above the heavens: and thy truth reacheth unto the clouds. |
| 5 | Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën, | Be thou exalted, O God, above the heavens: and thy glory above all the earth; |
| 6 | me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu. | That thy beloved may be delivered: save with thy right hand, and answer me. |
| 7 | Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. | God hath spoken in his holiness; I will rejoice, I will divide Shechem, and mete out the valley of Succoth. |
| 8 | Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im; | Gilead is mine; Manasseh is mine; Ephraim also is the strength of mine head; Judah is my lawgiver; |
| 9 | Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi". | Moab is my washpot; over Edom will I cast out my shoe; over Philistia will I triumph. |
| 10 | Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? | Who will bring me into the strong city? who will lead me into Edom? |
| 11 | A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona? | Wilt not thou, O God, who hast cast us off? and wilt not thou, O God, go forth with our hosts? |
| 12 | Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë. | Give us help from trouble: for vain is the help of man. |
| 13 | Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t'i shtypë armiqtë tanë. | Through God we shall do valiantly: for he it is that shall tread down our enemies. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL