시편 107편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 43절
- 1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 2 Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,
- 3 add dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.
- 4 Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.
- 5 Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.
- 6 Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;
- 7 dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.
- 8 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
- 9 Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.
- 10 Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,
- 11 sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;
- 12 prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.
- 13 Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,
- 14 i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.
- 15 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,
- 16 sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.
- 17 Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;
- 18 ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,
- 19 por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.
- 20 Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.
- 21 Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;
- 22 le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.
- 23 Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
- 24 shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
- 25 Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
- 26 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
- 27 Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.
- 28 Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
- 29 Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
- 30 Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
- 31 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
- 32 le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.
- 33 Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;
- 34 tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.
- 35 Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.
- 36 Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,
- 37 mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.
- 38 Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.
- 39 Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.
- 40 Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.
- 41 Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.
- 42 Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.
- 43 Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗