시편 105편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 45절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve. | O give thanks unto the Lord; call upon his name: make known his deeds among the people. |
| 2 | Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij. | Sing unto him, sing psalms unto him: talk ye of all his wondrous works. |
| 3 | Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin. | Glory ye in his holy name: let the heart of them rejoice that seek the Lord. |
| 4 | Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij. | Seek the Lord, and his strength: seek his face evermore. |
| 5 | Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij, | Remember his marvellous works that he hath done; his wonders, and the judgments of his mouth; |
| 6 | ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij. | O ye seed of Abraham his servant, ye children of Jacob his chosen. |
| 7 | Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën. | He is the Lord our God: his judgments are in all the earth. |
| 8 | Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij, | He hath remembered his covenant for ever, the word which he commanded to a thousand generations. |
| 9 | besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut, | Which covenant he made with Abraham, and his oath unto Isaac; |
| 10 | që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, | And confirmed the same unto Jacob for a law, and to Israel for an everlasting covenant: |
| 11 | duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj", | Saying, Unto thee will I give the land of Canaan, the lot of your inheritance: |
| 12 | kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend, | When they were but a few men in number; yea, very few, and strangers in it. |
| 13 | dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër. | When they went from one nation to another, from one kingdom to another people; |
| 14 | Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre, | He suffered no man to do them wrong: yea, he reproved kings for their sakes; |
| 15 | dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi". | Saying, Touch not mine anointed, and do my prophets no harm. |
| 16 | Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh. | Moreover he called for a famine upon the land: he brake the whole staff of bread. |
| 17 | Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav. | He sent a man before them, even Joseph, who was sold for a servant: |
| 18 | I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri. | Whose feet they hurt with fetters: he was laid in iron: |
| 19 | Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë. | Until the time that his word came: the word of the Lord tried him. |
| 20 | Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin, | The king sent and loosed him; even the ruler of the people, and let him go free. |
| 21 | dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij, | He made him lord of his house, and ruler of all his substance: |
| 22 | për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë. | To bind his princes at his pleasure; and teach his senators wisdom. |
| 23 | Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit. | Israel also came into Egypt; and Jacob sojourned in the land of Ham. |
| 24 | Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij. | And he increased his people greatly; and made them stronger than their enemies. |
| 25 | Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij. | He turned their heart to hate his people, to deal subtilly with his servants. |
| 26 | Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur. | He sent Moses his servant; and Aaron whom he had chosen. |
| 27 | Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit. | They shewed his signs among them, and wonders in the land of Ham. |
| 28 | Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij. | He sent darkness, and made it dark; and they rebelled not against his word. |
| 29 | I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij. | He turned their waters into blood, and slew their fish. |
| 30 | Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre. | Their land brought forth frogs in abundance, in the chambers of their kings. |
| 31 | Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre. | He spake, and there came divers sorts of flies, and lice in all their coasts. |
| 32 | U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre; | He gave them hail for rain, and flaming fire in their land. |
| 33 | goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre. | He smote their vines also and their fig trees; and brake the trees of their coasts. |
| 34 | Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh, | He spake, and the locusts came, and caterpillers, and that without number, |
| 35 | që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre. | And did eat up all the herbs in their land, and devoured the fruit of their ground. |
| 36 | Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre; | He smote also all the firstborn in their land, the chief of all their strength. |
| 37 | dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej. | He brought them forth also with silver and gold: and there was not one feeble person among their tribes. |
| 38 | Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta. | Egypt was glad when they departed: for the fear of them fell upon them. |
| 39 | Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën. | He spread a cloud for a covering; and fire to give light in the night. |
| 40 | Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit. | The people asked, and he brought quails, and satisfied them with the bread of heaven. |
| 41 | Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë. | He opened the rock, and the waters gushed out; they ran in the dry places like a river. |
| 42 | Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij; | For he remembered his holy promise, and Abraham his servant. |
| 43 | pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi, | And he brought forth his people with joy, and his chosen with gladness: |
| 44 | dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve, | And gave them the lands of the heathen: and they inherited the labour of the people; |
| 45 | me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja. | That they might observe his statutes, and keep his laws. Praise ye the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL