시편 101편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot. | I will sing of mercy and judgment: unto thee, O Lord, will I sing. |
| 2 | Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime. | I will behave myself wisely in a perfect way. O when wilt thou come unto me? I will walk within my house with a perfect heart. |
| 3 | Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata. | I will set no wicked thing before mine eyes: I hate the work of them that turn aside; it shall not cleave to me. |
| 4 | Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen. | A froward heart shall depart from me: I will not know a wicked person. |
| 5 | Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar. | Whoso privily slandereth his neighbour, him will I cut off: him that hath an high look and a proud heart will not I suffer. |
| 6 | Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im. | Mine eyes shall be upon the faithful of the land, that they may dwell with me: he that walketh in a perfect way, he shall serve me. |
| 7 | Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi. | He that worketh deceit shall not dwell within my house: he that telleth lies shall not tarry in my sight. |
| 8 | Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi. | I will early destroy all the wicked of the land; that I may cut off all wicked doers from the city of the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL