스가랴 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 스가랴 (Zechariah) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje. | I lifted up mine eyes again, and looked, and behold a man with a measuring line in his hand. |
| 2 | E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m'u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij". | Then said I, Whither goest thou? And he said unto me, To measure Jerusalem, to see what is the breadth thereof, and what is the length thereof. |
| 3 | Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë, | And, behold, the angel that talked with me went forth, and another angel went out to meet him, |
| 4 | dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të. | And said unto him, Run, speak to this young man, saying, Jerusalem shall be inhabited as towns without walls for the multitude of men and cattle therein: |
| 5 | Sepse unë", thotë Zoti, "do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij". | For I, saith the Lord, will be unto her a wall of fire round about, and will be the glory in the midst of her. |
| 6 | Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotë Zoti, "sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit", thotë Zoti. | Ho, ho, come forth, and flee from the land of the north, saith the Lord: for I have spread you abroad as the four winds of the heaven, saith the Lord. |
| 7 | Oh, Sion, siguro shpëtimin, ti që banon bashkë me bijën e Babilonisë! | Deliver thyself, O Zion, that dwellest with the daughter of Babylon. |
| 8 | Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij. | For thus saith the Lord of hosts; After the glory hath he sent me unto the nations which spoiled you: for he that toucheth you toucheth the apple of his eye. |
| 9 | Ja, unë do ta tund dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen pre e atyre që u ishin nënshtruar atyre; atëherë do të pranoni që më ka dërguar Zoti i ushtrive. | For, behold, I will shake mine hand upon them, and they shall be a spoil to their servants: and ye shall know that the Lord of hosts hath sent me. |
| 10 | Lësho klithma gëzimi, gëzohu, o bijë e Sionit, sepse ja, unë do të vij, të banoj midis teje", thotë Zoti. | Sing and rejoice, O daughter of Zion: for, lo, I come, and I will dwell in the midst of thee, saith the Lord. |
| 11 | "Atë ditë shumë kombe do të bashkohen me Zotin dhe do të bëhen populli im, dhe unë do të banoj midis teje; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ti. | And many nations shall be joined to the Lord in that day, and shall be my people: and I will dwell in the midst of thee, and thou shalt know that the Lord of hosts hath sent me unto thee. |
| 12 | Dhe Zoti do të marrë në zotërim Judën si trashëgimi të tij në tokën e shenjtë dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin. | And the Lord shall inherit Judah his portion in the holy land, and shall choose Jerusalem again. |
| 13 | Çdo mish le të heshtë përpara Zotit, sepse ai është zgjuar nga selia e tij e shenjtë". | Be silent, O all flesh, before the Lord: for he is raised up out of his holy habitation. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL