로마서 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 로마서 (Romans) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes? | What advantage then hath the Jew? or what profit is there of circumcision? |
| 2 | E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre. | Much every way: chiefly, because that unto them were committed the oracles of God. |
| 3 | Ç'të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë? | For what if some did not believe? shall their unbelief make the faith of God without effect? |
| 4 | Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ''Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh''. | God forbid: yea, let God be true, but every man a liar; as it is written, That thou mightest be justified in thy sayings, and mightest overcome when thou art judged. |
| 5 | Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç'do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri). | But if our unrighteousness commend the righteousness of God, what shall we say? Is God unrighteous who taketh vengeance? (I speak as a man) |
| 6 | Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën? | God forbid: for then how shall God judge the world? |
| 7 | Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar? | For if the truth of God hath more abounded through my lie unto his glory; why yet am I also judged as a sinner? |
| 8 | E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë. | And not rather, (as we be slanderously reported, and as some affirm that we say,) Let us do evil, that good may come? whose damnation is just. |
| 9 | E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat, | What then? are we better than they? No, in no wise: for we have before proved both Jews and Gentiles, that they are all under sin; |
| 10 | siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. | As it is written, There is none righteous, no, not one: |
| 11 | Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. | There is none that understandeth, there is none that seeketh after God. |
| 12 | Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një. | They are all gone out of the way, they are together become unprofitable; there is none that doeth good, no, not one. |
| 13 | Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre; | Their throat is an open sepulchre; with their tongues they have used deceit; the poison of asps is under their lips: |
| 14 | goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi; | Whose mouth is full of cursing and bitterness: |
| 15 | këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak; | Their feet are swift to shed blood: |
| 16 | në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë, | Destruction and misery are in their ways: |
| 17 | dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes; | And the way of peace have they not known: |
| 18 | nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''. | There is no fear of God before their eyes. |
| 19 | Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë, | Now we know that what things soever the law saith, it saith to them who are under the law: that every mouth may be stopped, and all the world may become guilty before God. |
| 20 | sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit. | Therefore by the deeds of the law there shall no flesh be justified in his sight: for by the law is the knowledge of sin. |
| 21 | Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, | But now the righteousness of God without the law is manifested, being witnessed by the law and the prophets; |
| 22 | madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; | Even the righteousness of God which is by faith of Jesus Christ unto all and upon all them that believe: for there is no difference: |
| 23 | sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, | For all have sinned, and come short of the glory of God; |
| 24 | por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus. | Being justified freely by his grace through the redemption that is in Christ Jesus: |
| 25 | Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, | Whom God hath set forth to be a propitiation through faith in his blood, to declare his righteousness for the remission of sins that are past, through the forbearance of God; |
| 26 | për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit. | To declare, I say, at this time his righteousness: that he might be just, and the justifier of him which believeth in Jesus. |
| 27 | Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit. | Where is boasting then? It is excluded. By what law? of works? Nay: but by the law of faith. |
| 28 | Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit. | Therefore we conclude that a man is justified by faith without the deeds of the law. |
| 29 | A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve. | Is he the God of the Jews only? is he not also of the Gentiles? Yes, of the Gentiles also: |
| 30 | Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit. | Seeing it is one God, which shall justify the circumcision by faith, and uncircumcision through faith. |
| 31 | Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin. | Do we then make void the law through faith? God forbid: yea, we establish the law. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL