로마서 12장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 로마서 (Romans) · 21절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. | I beseech you therefore, brethren, by the mercies of God, that ye present your bodies a living sacrifice, holy, acceptable unto God, which is your reasonable service. |
| 2 | Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. | And be not conformed to this world: but be ye transformed by the renewing of your mind, that ye may prove what is that good, and acceptable, and perfect, will of God. |
| 3 | Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. | For I say, through the grace given unto me, to every man that is among you, not to think of himself more highly than he ought to think; but to think soberly, according as God hath dealt to every man the measure of faith. |
| 4 | Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, | For as we have many members in one body, and all members have not the same office: |
| 5 | kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit. | So we, being many, are one body in Christ, and every one members one of another. |
| 6 | Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit; | Having then gifts differing according to the grace that is given to us, whether prophecy, let us prophesy according to the proportion of faith; |
| 7 | nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit; | Or ministry, let us wait on our ministering: or he that teacheth, on teaching; |
| 8 | dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim. | Or he that exhorteth, on exhortation: he that giveth, let him do it with simplicity; he that ruleth, with diligence; he that sheweth mercy, with cheerfulness. |
| 9 | Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. | Let love be without dissimulation. Abhor that which is evil; cleave to that which is good. |
| 10 | Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin. | Be kindly affectioned one to another with brotherly love; in honour preferring one another; |
| 11 | Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë, | Not slothful in business; fervent in spirit; serving the Lord; |
| 12 | të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje; | Rejoicing in hope; patient in tribulation; continuing instant in prayer; |
| 13 | ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës. | Distributing to the necessity of saints; given to hospitality. |
| 14 | Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni. | Bless them which persecute you: bless, and curse not. |
| 15 | Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë. | Rejoice with them that do rejoice, and weep with them that weep. |
| 16 | Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur. | Be of the same mind one toward another. Mind not high things, but condescend to men of low estate. Be not wise in your own conceits. |
| 17 | Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. | Recompense to no man evil for evil. Provide things honest in the sight of all men. |
| 18 | Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. | If it be possible, as much as lieth in you, live peaceably with all men. |
| 19 | Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''. | Dearly beloved, avenge not yourselves, but rather give place unto wrath: for it is written, Vengeance is mine; I will repay, saith the Lord. |
| 20 | ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''. | Therefore if thine enemy hunger, feed him; if he thirst, give him drink: for in so doing thou shalt heap coals of fire on his head. |
| 21 | Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën. | Be not overcome of evil, but overcome evil with good. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL