디모데후서 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 디모데후서 (2 Timothy) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, | This know also, that in the last days perilous times shall come. |
| 2 | sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, | For men shall be lovers of their own selves, covetous, boasters, proud, blasphemers, disobedient to parents, unthankful, unholy, |
| 3 | të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën, | Without natural affection, trucebreakers, false accusers, incontinent, fierce, despisers of those that are good, |
| 4 | tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, | Traitors, heady, highminded, lovers of pleasures more than lovers of God; |
| 5 | të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. | Having a form of godliness, but denying the power thereof: from such turn away. |
| 6 | Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme, | For of this sort are they which creep into houses, and lead captive silly women laden with sins, led away with divers lusts, |
| 7 | të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës. | Ever learning, and never able to come to the knowledge of the truth. |
| 8 | Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit. | Now as Jannes and Jambres withstood Moses, so do these also resist the truth: men of corrupt minds, reprobate concerning the faith. |
| 9 | Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre. | But they shall proceed no further: for their folly shall be manifest unto all men, as theirs also was. |
| 10 | Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin, | But thou hast fully known my doctrine, manner of life, purpose, faith, longsuffering, charity, patience, |
| 11 | përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha. | Persecutions, afflictions, which came unto me at Antioch, at Iconium, at Lystra; what persecutions I endured: but out of them all the Lord delivered me. |
| 12 | Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen, | Yea, and all that will live godly in Christ Jesus shall suffer persecution. |
| 13 | por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë. | But evil men and seducers shall wax worse and worse, deceiving, and being deceived. |
| 14 | Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove, | But continue thou in the things which thou hast learned and hast been assured of, knowing of whom thou hast learned them; |
| 15 | dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. | And that from a child thou hast known the holy scriptures, which are able to make thee wise unto salvation through faith which is in Christ Jesus. |
| 16 | I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, | All scripture is given by inspiration of God, and is profitable for doctrine, for reproof, for correction, for instruction in righteousness: |
| 17 | që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë. | That the man of God may be perfect, throughly furnished unto all good works. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL