디모데전서 4장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 디모데전서 (1 Timothy) · 16절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, | Now the Spirit speaketh expressly, that in the latter times some shall depart from the faith, giving heed to seducing spirits, and doctrines of devils; |
| 2 | që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, | Speaking lies in hypocrisy; having their conscience seared with a hot iron; |
| 3 | të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën. | Forbidding to marry, and commanding to abstain from meats, which God hath created to be received with thanksgiving of them which believe and know the truth. |
| 4 | Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim, | For every creature of God is good, and nothing to be refused, if it be received with thanksgiving: |
| 5 | sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja. | For it is sanctified by the word of God and prayer. |
| 6 | Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht. | If thou put the brethren in remembrance of these things, thou shalt be a good minister of Jesus Christ, nourished up in the words of faith and of good doctrine, whereunto thou hast attained. |
| 7 | Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri, | But refuse profane and old wives’ fables, and exercise thyself rather unto godliness. |
| 8 | sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë. | For bodily exercise profiteth little: but godliness is profitable unto all things, having promise of the life that now is, and of that which is to come. |
| 9 | Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë. | This is a faithful saying and worthy of all acceptation. |
| 10 | Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve. | For therefore we both labour and suffer reproach, because we trust in the living God, who is the Saviour of all men, specially of those that believe. |
| 11 | Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra. | These things command and teach. |
| 12 | Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi. | Let no man despise thy youth; but be thou an example of the believers, in word, in conversation, in charity, in spirit, in faith, in purity. |
| 13 | Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë. | Till I come, give attendance to reading, to exhortation, to doctrine. |
| 14 | Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë. | Neglect not the gift that is in thee, which was given thee by prophecy, with the laying on of the hands of the presbytery. |
| 15 | Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë. | Meditate upon these things; give thyself wholly to them; that thy profiting may appear to all. |
| 16 | Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë. | Take heed unto thyself, and unto the doctrine; continue in them: for in doing this thou shalt both save thyself, and them that hear thee. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL